Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë.
Policia në raportin ditor bën të ditur se i dyshuari e ka detyruar vajzën që të kryejë pa dashje marrëdhënie seksuale.
Ndërkohë, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti dyshohet se ka ndodhur mesditën e së dielës në Kaçanik.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, nën dyshimin se ka detyruar viktimën femër pa dashje të kryej marrëdhënie seksuale. Viktima është dërguar në IML për ekzaminim. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.