Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet një i moshuar në Prizren, iu gjet granatë dore e armë zjarri

Arrestohet një i moshuar në Prizren, iu gjet granatë dore e armë zjarri

Arrestohet i dyshuari me inicialet B.K, 65 vjeçar i cili në shtëpinë e tij sipas policisë së Prizrenit mbante granata dore dhe armë zjarri.

Pas pranimit të informatës, është njoftuar prokurori i shtetit lidhur me ketë rast dhe është siguruar urdhëresë nga Gjykata Themelore në Prizren për Urdhër kontroll të shtëpisë.

“Me 02.04.2025, është realizuar Urdhëresa për Urdhër kontroll, gjate kontrollit te shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: një granatë dore e modelit F1 si dhe një pistolete me gaz BLOW F92 9mm P.A.K, një karikator me nëntë (9) fishekë. Granata e dorës është tërheq nga njësit i NJTME i Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim te paautorizuar te armeve’”.