Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një i mitur në Vlorë, dyshohet se theri me thikë një 38-vjeçar

Arrestohet një i mitur në Vlorë, dyshohet se theri me thikë një 38-vjeçar

Është arrestuar një person në Vlorë, pasi i njëjti dyshohet se ka therur me thikë një një 38-vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se 38-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale”.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.