Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur për arrestimin e një të mituri në Prishtinë, pasi që i njëjti ka kryer vjedhje në një market.
Po ashtu, i arrestuari i mitur ka sulmuar edhe një person i cili është punëtor sigurimi në këtë market.
‘’VJEDHJE GRABITQARE
Prishtinë / 14.01.2025-18:00. I dyshuari mashkull kosovar i mitur ka hyrë në ambientin e një marketi dhe nga aty dyshohet se ka vjedhur disa produkte ushqimore dhe i njëjti në ikje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-punëtor sigurimi. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje’’, ka thënë ai.