Policia njofton se pas arrestimit, i njëjti është dërguar në qendrën korrektuese për të mitur sipas vendimit gjyqësor.

“Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ka realizuar me sukses arrestimin e një personi, i cili ishte në kërkim policor. I mituri ishte i dënuar me tri vjet masë institucionale edukative për veprën penale ‘dhunim’”, thuhet në njoftim.