Një person është arrestuar si i dyshuar për ‘Vjedhje të rëndë” dhe “Hyrje në sistemet kompjuterike”.
I arrestuari dyshohet se më 17 janar ka kryer vjedhje në një lokal ku kishte marrë pajisje teknologjike.
“Arrestimi i të dyshuarit të moshës se mitur, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 17 janar 2025, në rrugën Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” ku cak i kësaj vjedhje ishte një lokal nga ku kishte vjedhur pajisje teknologjike.”
I mituri është ndaluar për 48 orë.