Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prizren

​Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prizren

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar një person i cili është i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prizren.

Rasti ishte raportuar më 20 prill dhe personi dyshohet të ketë kryer edhe disa vepra të tjera.

Me datë 20 Prill 2023, në polici është raportuar për një “Vjedhje të rëndë” në Prizren, konkretisht ankuesi raportoi se derisa ai ishte në darkë jashtë shtëpisë persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhë një makinë shpuese-Hillt”, thuhet të njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit, i dyshuari e ka pranuar veprën dhe është dërguar në ndalim për 48 orë.

Hetuesit policor të Stacionit Policor Prizren kanë dal në vend ngjarje dhe rasti ka qenë në hetime. Sot me datë 25 prill 2023 është identifikuar i dyshimti që e ka kryer vjedhjen në atë shtëpi . Gjithashtu dyshohet se i njëjti mund të jete kryes i disa veprave të njëjta , ngase gjatë muajit shkurt të këtij viti në atë lagje janë kryer disa vjedhje në mënyrën e njëjtë. I dyshimti pasi që është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe e ka pranuar veprën”, thuhet tutjen ë njoftim.

/TV Arbëria