Policia ka arrestuar një të dyshuar për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, në trazirat e krijuara më 2023.
Ai me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dyshohet për katër vepra penale
“L. M. dyshohet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Me autorizim të prokurorit, janë zhvilluar bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur prova materiale që vërtetojnë veprimet inkriminuese të të dyshuarit.
“Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj L. M. do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.”, thuhet në njoftim.