Blog Post

Arbëria TV > Siguri > Arrestohet një i dyshuar për shpërthimin e 23 korrikut në Pejë

Arrestohet një i dyshuar për shpërthimin e 23 korrikut në Pejë

Njësitet relevante tё Policisë së Kosovës nga stacioni në Pejë kanë arrestuar F.S i dyshuar për sulmin që kishte ndodhur në Pejë më 23.07.2023, rreth orës 04:30 nё rrugën “Jeton Dedushaj”.

“Nё vazhdën e hetimeve tё zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, sot me datё 07.09.2023, nё bazё tё urdhёresёs sё Gjykatёs Themelore nё Pejё, ёshtё bёrё bastisja e shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse tё personit tё dyshuar: F.S. i lindur më 1992 Kosovar/Shqiptar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe automjeti e të dyshuarit i cili dyshohet se ёshtё përdorur nё rast.

Personi i dyshuar ёshtё intervistuar dhe me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48-orё.

Më 23.07.2023, rreth orёs 04:30 nё rrugën “Jeton Dedushaj” kishte ndodhur një shpërthim.

Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë iu kishte përgjigjur rastit, aty kishte vërejtur se shpërthimi ka ndodhur para derёs sё shtёpisё sё viktimave dhe si pasojё dy vetura ishin dëmtuar, mirëpo pasoja nё njerёz nuk kishte pasur.

/TV Arbëria