Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Arrestohet një i dyshuar për kanosje në Prishtinë

​Arrestohet një i dyshuar për kanosje në Prishtinë

Një person i dyshuar me inicialet B.M. është arrestuar nga Policia e Kosovës për kryerjen e veprës penale kanosje dhe lëndim i lehtë trupor.

Gjatë bastisjes në vendbanimin e të dyshuarit janë sekuestruar një telefon mobil, një palë rrobe sportive si dhe një pajisje (çip), të cilat dyshohet se janë përdorur dhe që kanë lidhje me rastin.

Prokurori i shtetit, brenda afati ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, po vazhdon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.