Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Fushë-Kosovë

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “Dhunim”.

Siç thuhet në njoftimin e PK-së, një grua kishte raportuar se është dhunuar nga i dyshuari, i cili  tashmë është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.