Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Shtime, e cila përmes rrjeteve sociale duke përdorë llogari të rreme, kishte kërcënuar një grua tjetër.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Shtime 10.01.2025 – NN. Lidhur me rastin, më 20.02.2025 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar e dyshuara femër kosovare, e cila përmes rrjeteve sociale duke përdorë llogari të rreme, kishte kanosur viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”.