Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një grua në Pejë për kanosje ndaj dy policëve

Arrestohet një grua në Pejë për kanosje ndaj dy policëve

Një grua është arrestuar të dielën në Pejë pasi dyshohet për “kanosje ndaj personit zyrtar”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ajo dyshohet se të dielën ka kanosur dy policë.

E dyshuara tashmë është dërguar në mbajtje.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 22.09.2024-14:55. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka kanosur dy zyrtar policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.