Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një burrë në Prishtinë, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e një gruaje

Arrestohet një burrë në Prishtinë, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e një gruaje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë pa dëshirën e një gruaje.

Policia e ka cilësuar rastin si tentim dhunimi.

“Ankuesja, një femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari, një mashkull kosovar, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë pa dëshirën e saj”.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt,” thuhet në raportin e policisë.