Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet se rrahu një person

Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet se rrahu një person

Është arrestuar një person në fshatin Bërnicë të Prishtinës, pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur një person.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.