Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një burrë në Pejë, bëri për spital motrën e tij

Arrestohet një burrë në Pejë, bëri për spital motrën e tij

 

Është arrestuar një burrë në Pejë, pasi dyshohet se e ka rrahur motrën e tij.

Policia ka bërë të ditur se vajza ka tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.