Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një burrë në Mitrovicë, shtiu me armë zjarri në një aheng

Arrestohet një burrë në Mitrovicë, shtiu me armë zjarri në një aheng

Është arrestuar një person në Koshtovë të Mitrovicës, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se pistoleta është sekuestruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng kishte shtënë me armë zjarri. Pistoleta është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.