Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Arrestohet një burrë në Ferizaj, dyshohet se ngacmoi seksualisht dy të mitur

Arrestohet një burrë në Ferizaj, dyshohet se ngacmoi seksualisht dy të mitur

Një burrë është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht dy të mitur.

Sipas njoftimit, rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.

“Ferizaj 07.03.2025 – 15:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka ngacmuar seksualisht dy viktimat meshkuj kosovarë-të mitur. Palët  janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajte, rasti nën hetime”, thuhet tutje.