Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet nga Policia një 27 vjeçar në Fushë Kosovë, dyshohet për disa vjedhje të rënda

Arrestohet nga Policia një 27 vjeçar në Fushë Kosovë, dyshohet për disa vjedhje të rënda

Një 27-vjeçar është arrestuar dje në Fushë Kosovë, për disa raste të vjedhjeve.

Sipas policisë, Rastet kanë ndodhë në periudhën janar -qershor 2024, kryesisht në zonën e Fushë Kosovës ku janë vjedhur stoli ari, mjete punë si dhe gjësende në markete.

“Dje  nga njësite policore të Fushë Kosovës është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda. Rastet kanë ndodhë në periudhën janar -qershor 2024, kryesisht në zonën e Fishë Kosovës ku janë vjedhur stoli ari, mjete punë si dhe gjësende në markete. Puna e hetuesve policor,  është finalizuar dje ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të  arrestojnë personin e dyshuar. Personi i dyshuar A.H, mashkull 27 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor  po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me  rastet ( tetë raste) ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë”, thuhet në njoftim.