Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet në Suharekë i kërkuari nga organet e rendit, ishte i dënuar me një vit burgim efektiv

Arrestohet në Suharekë i kërkuari nga organet e rendit, ishte i dënuar me një vit burgim efektiv

Policia ka arrestuar në Suharekë një person që ishte në kërkim me letër-rreshtim nga Gjykata Themelore në Prizren, për vuajtje të dënimit me burg.

N.S nga fshati Samadraxhë i Suharekës ishte dënuar me 1 vjet burgim efektiv nga Gjykata për shkak të kryerjes së veprave penale: “Vjedhje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“I arrestuari, në bazë të vendimit të gjykatës përgjegjëse, u dërgua në vuajtje të dënimit. Policia mbetet e përkushtuar që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët dhe të kryejë të gjitha detyrat ligjore, e që një ndër to është edhe zbatimi i urdhëresave të institucioneve të drejtësisë, si dhe arrestimi i personave të kërkuar.”, thuhet në njoftimin e Policisë.