Është arrestuar dje në Prizren, I.Z 45 vjeç.
Ai ishte i kërkuar me urdhërarrest të Gjykatës pasi ishte i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim.
“Me 17..07.2024, në Prizren është arrestuar i dënuari I.Z, 45 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat, Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Mashtrimi “ si dhe raste tjera ku urdhëresat janë aktive ndaj tije, te leshura nga Gjykata Themelore Pejë dhe Prishtinë.”
Pas arrestimit ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej një viti (1) e katër (4) muaj burgim. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.”