Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar për krime lufte, dyshohet se mori pjesë në Masakrën e Burimit të Malishevës

Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar për krime lufte, dyshohet se mori pjesë në Masakrën e Burimit të Malishevës

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se sot është arrestuar në Prishtinë një person nën dyshimet për krime lufte.

R.D dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë, në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.

“Gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve. Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special.”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.