Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet në Prishtinë i dyshuari që prodhoi qindra-mijëra monedha të falsifikuara

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari që prodhoi qindra-mijëra monedha të falsifikuara

Policia e Kosovës njofton se me datën 04.08.2024 ka arrestuar në Prishtinë personin e dyshuar për përfshirje në prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara.

Në njoftim bëhet e ditur se ky operacion policor i suksesshëm i kapjes së këtij falsifikatori që dyshohet se gjatë dy vjetëve të fundit ka prodhuar qindra mijëra monedha 2-euroshe, rezultoi pas bashkëpunimit të autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga EUROPOL dhe EUROJUST.