Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet në Morinë dileri nga Kosova, ishte në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

Arrestohet në Morinë dileri nga Kosova, ishte në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

Shërbimet e policisë kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP-së Kukës kanë arrestuar shtetas nga Kosova që ishte në kërkim ndërkombëtar.

Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë ishte në kërkim nga Finlanda pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit në Finlandë.