Një person në Mitrovicë është arrestuar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj babait të tij.
Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj babait të tij mashkull kosovar, i cili nuk ka pranuar tretman mjekësor. Sipas viktimës djali i tij është përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.