Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Arrestohet në Merdare një i dyshuar për krime lufte, ndalohet për 48 orë

Arrestohet në Merdare një i dyshuar për krime lufte, ndalohet për 48 orë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar në pikën kufitare të Merdares dhe është ndaluar për 48 orë, një i dyshuar për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë.

S.S dyshohet se këto krime i ka kryer në Komunën e Vushtrrisë.

“Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj S.S do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.