Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet në Merdar një serb i dyshuar për “krime lufte kundër popullatës civile” në Vushtrri

Arrestohet në Merdar një serb i dyshuar për “krime lufte kundër popullatës civile” në Vushtrri

Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Policisë kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arritur që sot, më 10.10.2023, në orët e pasdites në Merdar ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin mashkull/serb me iniciale (T.B.), viti i lindjes 1971.

I njëjti dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.

Personi i dyshuar është dërguar në Polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë.

/TV Arbëria