Policia në Fushë Kosovë ka arrestuar një person të dënuar për dy vepra penale.
45-vjeçari me inicialet B.S ishte i dënuar për vjedhje të rëndë dhe asgjësim të pasurisë, teksa ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës.
“Personi i arrestuar B.S, mashkull, 45 vjeçar, bazuar në urdhëresa, është dërguar në vuajtje të dënimit prej 2 vite e 20 ditë burgim.”, thuhet në njoftimin e PK-së.
“Policia e rajonit të Prishtinës do të vazhdoj ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.”, thuhet në njoftim të Policisë.