Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet ministri kroat i Shëndetësisë

Arrestohet ministri kroat i Shëndetësisë

Në aksionin e USKOK-ut dhe EPPO-së është arrestuar dhe më pas është shkarkuar Vili Berosh, tashmë ish-ministër i Shëndetësisë. Dyshohet se në këmbim të ryshfetit që ka marrë, ka lëshuar miratimet për blerjen e aparateve robotike mjekësore. Sipas vlerësimit të EPPO-së, pajisjet janë paguar për 620,000 euro. Përveç Beroshit, janë arrestuar edhe shtatë persona të tjerë

Oficerët e Zyrës Kombëtare të Policisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë arrestuar Ministrin e Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh (HDZ) raporton hrt.hr përcjell Dukagjini.

Berosh është arrestuar sot (e premte) në mëngjes në shtëpinë e tij në Zagreb.

Policia fillimisht i ka shkuar në shtëpi në kuadër të një hetimi të madh kundër korrupsionit, i cili sipas informacioneve fillestare ka të bëjë me blerjen e pajisjeve mjekësore me një çmim të lartë.

Bëhet fjalë për blerjen e mikroskopëve të dyfishtë për neurokirurgjinë, të cilat dyshohet se janë “fryrë” çmimet e pagesës.

Hetuesit kanë vënë në shënjestër, përveç ministrit, edhe disa mjekë të lartë, mes tyre edhe drejtorë të disa spitaleve kanë bërë të ditura burimet.

Veprimet e sipërpërmendura kryhen në zonën e Zagrebit dhe Skradinit në lidhje me disa persona, njëri prej të cilëve nëpunës i lartë civil, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra penale korruptive.

Pas marrjes në pyetje të të dyshuarit, USKOK-u do të marrë vendim për veprime të mëtutjeshme në rastin në fjalë, për të cilin do ta informojë me kohë opinionin.

Themes by WordPress