Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet ministri Fikrim Damka dhe djali i tij, dyshohet se sulmuan fizikisht dy persona

Arrestohet ministri Fikrim Damka dhe djali i tij, dyshohet se sulmuan fizikisht dy persona

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është arrestuar pasi dyshohet se dje më 9 shkurt ka sulmuar fizikisht dy persona.

Prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit dhe si rezultat, Damka është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

Kjo u konfirmua për TV Arbëria nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast “Kanosje dhe Sulm”, policia ka intervsituar të dyshuarit F.D. dhe F.D dhe viktimat si dhe janë mbledhur edhe prova dhe dëshmi tjera dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor”, tha ai.

Damka është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka garuar në zgjedhjet parlamentare.