Një mërgimtar nga Belgjika është arrestuar për dhunë në familje në Viti.
Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar gruan e tij, transmeton Arbëria Tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me nënshtetësi të Belgjikës pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.