Kirurgu në Spitalin Regjional Gjilan, Luan Mustafa është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ai po dyshohet se ka sulmuar fizikisht një koleg të tij derisa ndodhej në zyre.
Këtë për Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani derisa shtoi se kirurgu është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Ankuesi (sh/k/m 1978) i cili punon mjek në Spitalin Regjional në Gjilan derisa ishte në zyrën e tij tek reparti i Kirurgjiës është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij i dyshuari L. M. duke pësuar lëndim të lehta trupor dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është larguar nga vendngjarja. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshimti ndalet për 48 orë në mbajtje gjersa rasti cilsohet “LËNDIM I LEHT TRUPOR” rrethanat e rastit po hetohen nga Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan”, ka thënë Hashani për Insajderin.