Një i dyshuar kosovar është arrestuar dje në Prishtinë, pas dyshimeve se kishte vjedhur një motoçikletë.
Sipas informacioneve të policisë, pas intervistimit dhe verifikimeve të mëtejshme, është zbuluar se i dyshuari ishte në kërkim nga Gjykata.
Si rezultat, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.