Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë

Policia Rajonale e Ferizajit, ka arrestuar të dyshuarin për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, me ç’rast thuhet se pas një pune intenzive hetimore është identifikuar e më pas arrestuar i dyshuari A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar.

“I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet në komunikatë.  /TV Arbëria