Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet i dyshuari për fajde në Prishtinë, i sekuestrohen edhe dëshmi materiale

Arrestohet i dyshuari për fajde në Prishtinë, i sekuestrohen edhe dëshmi materiale

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dje një person në Prishtinë të dyshuar për fajde.

I dyshuari mashkull dyshohet se ka kryer veprën e cekur duke i detyruar persona-viktima të paguaj shuma të ndryshme të parave si interes për fajde.

“Njësitet policore kanë bastisur edhe shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale lidhur me veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. “, thuhet në njoftim.