Futbollisti problematik holandez, Mohammed Ikhtaren është arrestuar në Holandë pasi sulmoi ish-të dashurën e tij, raportojnë mediat lokale.Futbollisti i Juventusit ka udhëtuar drejt Amsterdamit për të festuar ditëlindjen, por të dielën, ka pasur një incident dhe ai përfundoi prapa grilave.
Dyshohet se ylli i ri sulmoi fizikisht ish-të dashurën e tij dhe për këtë arsye ndodhet në burg.
Interesant është fakti se ky është arrestimi i tij i dytë në vetëm pak muaj, pasi edhe atij është hequr liria në nëntorin e kaluar shkaku i kërcënimeve.
Ndryshe, ai konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenj të gjeneratës së tij.
/TV Arbëria