Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rrahu ish-bashkëshorten, arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj

Rrahu ish-bashkëshorten, arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar një 25-vjeçar për dhunë në familje, ku për pasojë e lënduar ka mbetur ish-bashkëshortja e tij, 23-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën emergjente në Ferizaj.

“Sot, rreth orës 03:00 të mëngjesit, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje dhe lëndimit trupor. Në lidhje me këtë, policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin G.SH (M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili duke tentuar të futet me dhunë në banesën e ish- bashkëshortes së tij SH.R ( F/K) e moshës 23 vjeçare, i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktima për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe lëndim trupor”.

 /TV Arbëria