Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet edukatorja e dyshuar për dhunë ndaj foshnjës 1-vjeçare në Lipjan

Arrestohet edukatorja e dyshuar për dhunë ndaj foshnjës 1-vjeçare në Lipjan

Edukatorja e dyshuar për ushtrimin e dhunës fizike ndaj një vajze 1-vjeçare në një institucion parashkollor në Lipjan është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se arrestimi ka ndodhur pas përfundimit të disa veprimeve hetimore.

“Po, pas përfundimit të disa veprimeve hetimore, është arrestuar personi i dyshuar dhe me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje,” ka deklaruar Ahmeti.