Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Siguri > Arrestohet edhe një person në Mal të Zi, i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Arrestohet edhe një person në Mal të Zi, i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Policia e Malit të Zi ka njoftuar sot se ka arrestuar një person të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë, që është arrestimi i dytë i të dyshuarve për krime lufte në dhjetë ditët e fundit.

 

Policia në Herceg Novit ka arrestuar dje I.B. (48) nga Kosova, sipas fletarrestit të Interpolit dhe për të siguruar praninë e tij në procedurën penale kundër tij në Kosovë, ka thënë policia malazeze.

Ky është arrestimi i dytë në Mal të Zi i të dyshuarve për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.

Në fund të shtatorit, shtetasi serb M.V u arrestua në veri të Malit të Zi, nën dyshimin se kishte kryer krim lufte në territorin e komunës së Pejës në vitin 1999.

Ai gjithashtu u caktua në paraburgim me ekstradim.

 

Siç është shpjeguar më parë nga gjykata, paraburgimi i përkohshëm mund të zgjasë deri në 40 ditë.

Nëse Kosova nuk aplikon për ekstradim brenda 18 ditëve nga dita e ndalimit, ata do të lirohen.

/TV Arbëria

Powered by WordPress