Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet edhe një nga terroristët që dhunshëm sulmoi pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan

Arrestohet edhe një nga terroristët që dhunshëm sulmoi pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan

Ministri në detyrë Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar edhe një nga terroristët që dhunshëm sulmoi pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan, disa prej të cilëve mbetën me pasoja të përjetshme.

“Asnjë kriminel e terrorist nuk do ta ndjejë lirinë për aq kohë sa ka cënuar rendin tonë kushtetues, punën e institucioneve tona, detyrën e zyrtarëve tanë e personelit ndërkombëtar. Mbi ta do të veprohet pa asnjë kompromis siç presim që edhe drejtësia të veprojë në linjë të tillë.Republika jonë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë zonë e rehatisë për kriminelë e terroristë”, tha ai.