Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Istog

Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Istog

Policia e Kosovës njoftoi këtë të shtunë se ka arrestuar edhe një person të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile, të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut.

Sipas njoftimit, i dyshuari Ž.Z., viti i lindjes 1954, është arrestuar rreth orës 12:30 në fshatin Lubozhdë të Istogut.

Ndërkaq, një ditë më parë është arrestuar në vendkalimin kufitar Medrar ish-shefi i milicisë në Istog gjatë viteve 1998-1999, M.P. Ai dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civilë në Kosovë.

/TV Arbëria