Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Arrestohet drejtori ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq – ishte propagandues i Vuçiq

Arrestohet drejtori ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq – ishte propagandues i Vuçiq

Pronari i televizionit serb Informer, Dragan J. Vuçiqeviq, është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Dytë Themelore Publike në Beograd.

Vuçiqeviq dyshohet për nxitje të panikut dhe çrregullimeve në vazhdimësi, si dhe për pengim të drejtësisë, raportonNova

Lajmin për arrestimin e tij e bëri të ditur edhe në Kuvend kreu i grupit parlamentar “Aleksandar Vuçiq – Serbia Fiton”, Aleksandar Vuçiq.

“Para pak çastesh është arrestuar edhe pronari i televizionit Informer, Dragan J. Vuçiçeviq”, deklaroi Vuçiq.

Njoftimi u prit me duartrokitje nga deputetët e shumicës parlamentare, reagim që shkaktoi pakënaqësi te Vuçiq.