Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet dhe më pas lirohet kosovari pasi policia i gjeti në shtëpi një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe

Arrestohet dhe më pas lirohet kosovari pasi policia i gjeti në shtëpi një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe

Një person është arrestuar në Banjskë të Zveçanit pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe.

Policia njofton se i njëjti pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

Fshati Bajskë, Zveqan / 14.10.2024 – 14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.