Është arrestuar një person dje në Prishtinë, pasi ia kishte shpërndarë numrin e punës koleges së punës tek disa persona.
Viktima për shkak të gjendjes së rënduar emocionale është dërguar për trajtim mjekësor.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 05.02.2024. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar koleg i saj i punës i ka shpërndarë numrin e telefonit te disa persona të cilët e kanë thirrur në telefon duke e shqetësuar. Viktima për shkak të gjendjes së rënduar emocionale është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.