Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet ‘Bio Mulaku’, prezantohej si mjek popullor

Arrestohet ‘Bio Mulaku’, prezantohej si mjek popullor

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot Nazmi Mulakun, i njohur si ‘Bio Mulaku’, i cili prezantohej si mjek popullor.

Ai dyshohet për ‘Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’ dhe ‘mashtrimit’.

Nazmi Mulaku, i njohur në “TikTok” si Bio Mulaku, publikonte në vazhdimësi video, përmes të cilave pretendonte se po shëronte disa sëmundje, si depresioni etj.

Në disa video, ai shihet duke keqtrajtuar edhe disa qytetarë.