Operacioni është një ndër të parët që përfshin materiale abuzimi me fëmijë të krijuara nga AI, tha Europol, duke shtuar se ka mungesë të legjislacionit kombëtar për përdorimin e mjeteve të AI për këtë qëllim.
I dyshuari kryesor, një shtetas danez, drejtonte një platformë online ku shpërndante materialin që ai krijonte. Përdoruesit nga mbarë bota paguanin një “pagesë simbolike online” për të pasur akses në këtë platformë.
Operacioni vazhdon, me autoritete nga 19 shtete të përfshira.
Shumica e 25 arrestimeve u realizuan njëkohësisht të mërkurën, në një operacion të udhëhequr nga autoritetet daneze, ndërkohë që priten edhe më shumë arrestime në javët në vazhdim, sipas Europol.