Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë nga Lipjani, pasi dyshohet se ka rrahur dy vajzat e tij të mitura.
Rasti ka ndodhur të mërkurën dhe është cilësuar si keqtrajtim apo braktisje e fëmijës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova nën dyshimin se i njëjti kishte rrahur dy vajzat e tij të mitura. Viktimat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
/TV Arbëria