Blog Post

Arbëria TV > Siguri > Arrestohet 71-vjeçari serb i kërkuar nga gjykata

Arrestohet 71-vjeçari serb i kërkuar nga gjykata

Stacioni i Policisë së Kosovës në Novobërdë ka arrestuar sot një serb 71-vjeçar me inicialet K.K.

Bëhet e ditur se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej një viti për veprat penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’. Pas përfundimit të procedurave, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan deklaron se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

/TV Arbëria