Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Arrestohet 55-vjeçari në Kukës, dyshohet se kontrabandonte 510 litra naftë nga Kosova

Arrestohet 55-vjeçari në Kukës, dyshohet se kontrabandonte 510 litra naftë nga Kosova

Një 55-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga Policia e Shqipërisë pasi dyshohet se tentoi të kontrabandojë rreth 510 litra naftë nga Kosova në Shqipëri.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve në pikën kufitare Qafë Shishtavec, në automjetin që drejtonte shtetasi me inicialet K.D. u gjet sasia e naftës e dyshuar si e kontrabanduar.

Nafta u sekuestrua, ndërsa rasti iu referua Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.