Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Siguri > Arrestohet 43 vjeçari i kërkuar nga Serbia për korrupsion

Arrestohet 43 vjeçari i kërkuar nga Serbia për korrupsion

Ishte i dënuar me tre vjet e katër muaj burgim nga Serbia për korrupsion.

43-vjeçari A.B, u arrestua në Kosovë.

Arrestimi i tij u bë falë bashkëpunimit ndërkombëtar policor nga Ilecu FAST Kosova.

“I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në qendër të mbajtjes për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria

Powered by WordPress